Gjykata Administrative ka nisur shqyrtimin e kerkesës së ish- guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit.

Vetë Fullani nuk ka qënë prezent në Gjykatën Administrative, por përfaqësohej nga avokatët e tij Maksim Haxhia dhe Erinda Ballanca. Fullani kërkon gjysmë-milionë euro dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga posti i guvernatorit nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi. Avokatët e këtyre dy institucioneve kërkojnë që të mos pranohet kërkesë-padia e Fullanit, pasi sipas tyre është bërë jashtë afateve të përcaktuar nga ligji. Ligji parashikon që padia të paraqitet brenda 45 ditëve nga vendimi i gjykatës, ndërsa Fullani e ka bërë padinë pas 17 muajve, argumentoi avokati i cili mbron interesat e Bankës Shqipërisë. Séanca e radhës do të zhvillohet më 28 prill.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHQIPËRIA SHTATË VJET PJESË E NATO-s, URON LULZIM BASHA
Artikulli tjetërKOSOVË, GJYKATA “RRËZON” OPOZITËN, THAÇI ZYRTARISHT PRESIDENT