BANKA E SHQIPËRISË KONSTATON SE NDAJ BIZNESIT KA PASUR TKURRJE, RRITJE PER INDIVIDËT. Shtrëngohet kredidhënia për biznesin gjatë tremujorit të katërt të 2014 ndërkohë që të njëjtat prirje parashikohen edhe për tremujorin e parë të 2015.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë konstaton se shtërngimi i kredisë ka ardhur i ndikuar nga niveli i kredive me probleme por edhe si pasojë e situatës ekonomike në vend.Ndërkohë që për individët kredidhënia është lehtësuar disi sidomos në blerjen e banesave .Bankat e nivelit të dytë kanë shtërnguar dhënien e kredive për biznesin dhe i kanë lehtësuar disi për individët.këto rezultate konstatohen nga Banka e Shqipërisë pas vrojtimit të realizuar për aktivitetin kreditues në vend për tremujorin e katërt të 2014.Ndërkohë që e njëjta prirje e aktivitetit kreditues në vend parashikohet edhe për tremujorin e parë të 2015.Raporti i publikuar së fundmi tregon se shtrëngimi i dhënies së kredive për biznesin gjatë tremujorit të katërt përbën një pikë kthese nga lehtësimi i dy tremujorëve paraardhës.Shtrëngimi i standardeve regjistrohet vetëm për kredinë për qëllime investimi.Sipas Bankës së Shqipërisë faktorët që ndikuan politikën shtrënguese të bankave vijojnë të jenë ecuria e kredive me probleme, problemet specifike të sektorit ku zhvillon aktivitetin e tij biznesi, si dhe situata makroekonomike në vend.Banka e Shqipërisë vlerëson se Kërkesa e bizneseve për kredi paraqitet e rritur për të tretin tremujor rresht, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por pavarësisht kësaj bankat nuk janë teguar të gatshme të japin kredi.Ndërsa përsa i përket individëve lehtësimet janë vërejtur në për kredinë e dhënë për blerje banese ashtu dhe për kredinë konsumatore.Gjithashtu raporti vlerëson se kërkesa për të marrë kredi muajt e fundit të vitit që lamë pas është rritur ndjeshëm pavarësisht se bankat kanë qenë të ngurta në kredidhënie.