Një anije peshkimi është mbytur në basenin portual të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur te kalata e peshkimit, te ish-Kantieri Detar.

Shkaqet nuk dihen ende, por mjeti lundrues, që ishte i ankoruar, është fundosur brenda pak minutash.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Peshkarexha “Klodi” është fundosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure teksa qëndronte e ankoruar në kalatën lindore të Portit të Durrësit.

 

Prej kohësh peshkarexha nuk ishte në përdorim për shkak të amortizimit. Gjatë natës brenda peshkarexhës kishte depërtuar uji i detit që ka sjellë për rrjedhojë edhe fundosjen e saj. Në Durrës prej vitesh nuk ekziston një kantier për riparimin e anijeve të vjetra. Pronari i anijes ka nisur punën për nxjerrjen në sipërfaqe të mjetit lundrues.

Ky është një fenomen që ka ndodhur edhe më parë në Port me peshkarexhat prej druri.

Artikulli paraprakPLAGOSET RËNDË 27-VJEÇARI SHQIPTAR, I SHPËRTHEN NË DUAR BOMBOLA E GAZIT
Artikulli tjetërBERISHA KUNDËR VENDIMIT, RAMA: I DEL PËR ZOT POR BASTET VDIQËN SALI