Një aksident i rëndë u shënua në aksin Librazhd-Elbasan, ku një furgon ra nga 200 metra lartësi, nga rruga në lumin Shkumbin.

Drejtuesi i furgonit të mallrave arriti të shpëtonte gjallë pasi kishte vendosur rripin e sigurimit, dhe nuk u mor nga rrjedha e lumit.

Por nxjerrja e tij nga furgoni ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të përplasjes së fortë nga rënia nga rruga në lumë, u bë me ndihmën e efektivëve të policisë.

Rrjedha e lumit vështirësoi ndërhyrjen e forcave policore, por me ndihmën edhe të banorëve u bë e mundur nxjerrja e shoferit në furgonin me targë AA 195 JX.

Ai është Klajdi Murataj nga Tirana. Ai është transportuar me ambulancë për në spital, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë. Emri i tij është mësuar nga mjeti i identifikimit, pasi vetë ai nuk është në gjendje të flasë.

Dyshimet e policisë janë se në furgon mund të ketë qenë edhe një person i dytë, të cilin mund ta ketë marrë rrjedha. Policia po kontrollon të gjithë zonën.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË LYON, PLAGOSEN TETË PERSONA
Artikulli tjetërDONIKA PRELA MERR NË DORË ZBATIMIN E REGJIMIT 41-BIS NË BURGJE PËR KRIMINELËT E RREZIKSHËM