Një aksident i rëndë ka ndodhur në Konispol në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”. Sipas të dhënave paraprake një furgon mallrash ka dalë nga rruga ku një pasagjer ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, pasagjeri që ka humbur jetën është Hysen Mullai, 77 vjeç. I moshuari ishte duke udhëtuar me të birin, Fadil Mullai, 49 vjeç i cili ishte drejtues i furgonit.

Mësohet se ata po ktheheshin nga puna, ku mblidhnin mandarina. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Sarandë
Në aksin rrugor Sarandë -Konispol automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F.M., 49 vjeç, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar pasagjeri, shtetasi H.M., 77 vjeç (i ati), i cili pasi është dërguar në spitalin e Sarandës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.