Pronari i furgonit që u kap me 570 kg drogë në Qafë-Thanë ka mohuar se lënda narkotike është e tija.

Ilir Dauti është shpehur se e kishte shitur mjetin por pa akt noterial.

“Dua të përgënjeshtroj lajmin që është dhënë dje. Jam njoftuar jo nga policia por nga mediat se furgoni im është kapur në Qafë Thanë me lëndë narkotike. Por kjo nuk është e vërtetë.

Furgoni i kompanisë sonë është shitur prej dy muajsh dhe këtë e vërteton më së miri shkrimi tek furgoni, ku ishte shkruar transporti dhe numri i personit të cilit ia kisha dhënë me mirëbesim sepse nuk më dha paratë.

I thashë që lekët do të kthehen në llogari të firmës kur ti kesh gati dhe në janar do të bënim akt-pronësinë e furgonit. Puna vazhdon rregullisht në firmë dhe nuk është ngatërruar me atë lloj biznesi. Nuk jam person në kërkim dhe as nën hetim.

Personi që ka blerë furgonin tek unë, por jo me akt noterial e ka pranuar këtë gjë dhe vazhdon ta pranojë, si edhe do të vijë me mua kur Prokuroria apo organet ligjzbatuese të më kërkojnë, do japë deklaratën se furgonin e ka blerë tek unë dhe kur të jepen të gjitha paratë do kalojë edhe pronësia.

Personi që bleu mjetin ka bërë kallzimin në polici për vëllain e vet, që në orën 4 të mëngjesit është larguar më furgonin e tij nga shtëpia në drejtim të paditur, ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur më. Ky person ka bërë edhe kallzimin në polici. Çështja do të vazhdojë dhe do të zbardhet.”