World Vets është shoqata e cila vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Shkodrës për një fushatë masive sterilizimi e cila do të zhvillohet në datat 11,12,13 shtator pranë laboraorit të Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër.

Këtë gjë e bën të ditur themeluesja e “Animals Need Me” Oli Pero e cila shprehet se shoqata që ajo disponon në bashkëpunim me atë amerikane do të sterilizojnë qenj dhe mace endacake.

Themeluesja Pero këshillon qytetarët që të sensibilizohen përsa I përket procesit të vaksinimit dhe sterilizimit në mënyre që numri I kafshëve endacake të reduktohet.

Më tej Oli Pero bën apel të gjithë qytetarëve që të sjellin pranë qendrës së drejtorisë së bujqësisë në Shkodër kafshët e tyre shtëpiake për procësin e sterilizimit I cili do të jetë falas .

Është hera e trete që ky organimzëm i cili mbledh veterinerët më të mirë nga e gjithë bota vjen për një fushatë të rëndësishme për qytetin e Shkodrës. këtë radhë është planifikuar që të sterilizohen 217 kafshë endacake.