Situatë paniku ne Fushë-Arrëz, pasi disa vatra zjarresh po dalin jashte kontrollit dhe po i afrohen banesave, ndërsa 100 hektar pyjë janë në flakë.

Mesohet se zjarri ka përshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor. Pas apelit, Ministria e Brendshme ben me dije ka vn n dispozicion helikopterin Cougar i Forces se Armatosur eshte ne operacion per shuarjen e zjarrit.

Përveç helikopterit t Ministrisë së Brendshme në operacion në Fushë Arrëz prej orësh janë angazhuar edhe dhjetëra efektivëve të repartit ushtarak të Vaut të Dejës. Zjarret e përhapura në zonën e Fushë-Arrëzit në Pukë kanë shkaktuar dëmtime edhe të shtyllave elektrike.

OSHE bën me dije se disa shtylla janë përfshirë nga flakët, duke lënë pa energji elektrike kështu banorët që furnizohen nga kjo linjë.Në muajin shtator janë shënuar mbi 100 vatra zjarri, ndërsa ministrja e Mbrojtjes deklaroi dje se pjesa më e madhe janë të qëllimshme.

 

Artikulli paraprakLEZHË, SEKUESTROHEN 4 MINA ME TELEKOMANDË
Artikulli tjetër“MUZEU I STILIT ETNO VIBE”, STIL, ELEGANCË, TRADITË