Ditët e fundit, me fondet e veta, bashkia fushë arrëz ka ndërhyrë në infrastrukturën rrugore, ku po punohet për pastrimin dhe shtrimin me çakull të të gjitha rrugëve problematike të njësisë administrative Blerim.

 

Rivitalizimi i qendrës së qytetit Fushë-Arrëz dhe investimet e kryera në një sërë objektesh të tjera sociale dhe arsimore, po shoqërohen paralelisht dhe me ndërhyrje infrastrukturore në rrugët rurale të kësaj bashkie, duke bërë të mundur shtrirjen e kapitalizimit të investime në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Fushë-Arrëz.

 

Burimet e informacionit bëjnë me dije investimi që po kryhet do të prekë arterie të shumta rrugësh, duke bërë të mundur një ndërhyrje efikase në përmirësimin e ndjeshëm të tyre, si dhe në hapjen e rrugëve të reja që lidhin me njëra-tjetrën pjesë të ndryshme të secilit fshat.

 

Me ritmet e deritanishme, grupi i punës ka të bërë të mundur ndërhyrje cilësore në rrugët e fshatrave Dardhë, Qebik, Truen, për t’u shtrirë ditët në vijim në të gjitha fshatrat, atje ku është e mundur dhe e domosdoshme.

 

I kontaktuar përmes celularit, kryetari Tuci, u shpreh se ai dhe administrata e tij, janë të përkushtuar në arritjen e objektivave të shpalluara nga ai në fillim të mandatit, ku përmirësimi i cilësisë së jetësës së banorëve të bashkisë që ai drejton, ka qenë dhe mbetet sfida përhershme.

 

Fran Tuci, me përmbylljen e investimit të nisur në ndërhyrjen e rrugëve rurale, shkon drejt vitit të fundit të mandatit me një bilanc arritjesh pozitive

Artikulli paraprakDAJÇ, RIKONSTRUKTORHET RRUGA E FSHATIT MUSHAN
Artikulli tjetërMASAKRA E VLORËS , AUTORI: ISHA I PIRË