Vllaznia në futboll për femra ka fituar në shifrat 6-0 ndaj ekipit të Juban Danja në derbin e Shkodrës. Kjo përballje u luajt në fushën “Reshit Rusi” dhe vajzat kuqeblu dominuan këtë takim duke realizuar edhe 6 gola.

Trajneri i Vllaznisë Nikolin Lekaj shprehet se është i kanqur me ekipin e tij dhe shpreson që të vijojë në këtë rrugë për të siguruar edhe matematikisht titullin kampion duke qenë se Vllaznia është skuadra e cila kryeson kampionatin.

Vllaznia do të kërkojë fitore edhe në përballjet e ardhshme në kampionat për të vijuar që të jetë skuadra absolute në Shqipëri në futbollin e femrave sa i përket trofeve të fituar.

Në objektiv në fund të sezonit është edhe një paraqitje e mirë në eleminatoret e ligës së kampioneve.