Futbolli i femrave është njohur me katër ekipet gjysmëfinaliste që vijojnë më tej në kupën e Shqipërisë.

3 prej takimeve çerekfinale ishin parashikuar të luheshin në Shkodër. Në gjysmëfinale, nga 4 skuadra që Shkodra ka vetëm Vllaznia ka arritur që ta presë biletën. Skenderbeu nuk u paraqit për të zhvilluar ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe vajzat shkodrane u kualifikuan automatikisht. Në dy ndeshjet e tjera The Door humbi 3-2 përballë rivalëve të Apolonisë. The Door pati 5 mungesa në sfidën ndaj fierakeve gjë e cila ndikoi drejtpërdrejtë në rezultat. Të njëjtin fat ka pësuar edhe Juban Danja përballë Tirana AS. Jubani u mund 3-1 nga skuadra kryeqytetase. Edhe Jubani luajti me shumë mungesa përballë Tiranës për shkak të dëmtimeve dhe penalizimeve nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Më parë edhe AAS, tjetër ekip i Shkodrës është eleminuar nga Skenderbeu. Tashmë në gjysmëfinale Vllaznia do të luaj përballë Tiranës ndërsa takimi tjetër do të jetë mes Kinostudios dhe Apolonisë. Ekipet fituese do të ndeshen në finale. Skuadra e Vllaznisë është pretendente kryesore për fitimin e këtij trofeu. Pas finales së kupës, futbolli i femrave do t’i rikthehet ndeshjeve të kampionatit.

Artikulli paraprakQENTË ENDACAK, KRAJA: PËRGJEGJËSE BASHKIA SHKODËR
Artikulli tjetërPËRDORIMI I DROGËS, TË RINJTË SHKODRANË TË RREZIKUAR