“JUBA-DANJA”,  BARAZON NDAJ TIRANA “AS”. Në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, Vllaznia ka vijuar serinë e fitoreve, këtë herë ndaj Apolonisë së fierit. Vajzat shkodranë kanë fituar 9-0 duke marrë kështu tri pikë të tjera.

Vllaznia mbetet një ndër ekipet pretendente, pasi i vetmi rival tashmë në klasifikim është ekipi i Kukësit, që gjendet me pikë të barabarta, pasi ka arritur të fitojë 18-0, ndaj skuadrës tjetër shkodrane AAS. Ndërkohë një tjetër hap fals ka bërë ekipi  “Juban-Danja” që nuk ka shkuar më shumë se një barazim me ekipin Tirana AS. Në fakt vajzat e jubanit, ndonse kanë humbur raste të pastrat për shënim, duke mos u treguar të sakta përpara portës kundërshtare, kanë arritur të barazojnë rezultatin. Kjo për faktin, se Tirana AS, shumë shpejt ka shënuar dy gola, duke krijuar një avantazh ku me pak kujdes mund të kishte fituar takimin. Por ekipi i Juban-Danjës, arriti që të barazpeshonte çdo gjë dhe në pjesën e dytë e ka dominuar plotësisht takimin. Megjithatë rezultati përfundimtar ka qenë 2-2, duke fituar kështu një pikë, që  e shkëput me skuadrat pretendente në vendet e para të klasifikimit. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/mkWJVqcmQ9w?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]