Policia braziliane ka zbuluar detaje rrëqethëse të vrasjes së futbollistit Daniel Correa Freitas, 24-vjeçarit që u gjet pa jetë dhe i masakruar të shtunën.

Sipas hetuesve, një dëshmitare kyç ka zbuluar motivet që çojnë policinë drejt një krimi pasioni e me bazë xhelozinë, në një ngjarje që tronditi opinionin sportiv, por jo vetëm.

Daniel Correa Freitas dyshohet se pagoi shtrenjtë ngacmimin e gruas së gabuar, pasi kjo provokoi reagimin e dhunshëm të partnerit të saj. Futbollisti u rrah për vdekje, para se kufoma e tij të masakrohej me goditje me hanxhar, e që kanë lënë shumë shenja gishtash dhe prova.

Policia e vendit amerikano-latin, që ka shpallur tashmë në kërkim 4 autorët, mori në mbrojtje dëshmitaren, duke i garantuar edhe anonimatin

. Ishte pikërisht ajo që zbuloi detajet shokuese të ngjarjes dhe emrat e 4 vrasësve, që nisën krimin në banesën e futbollistit dhe e përfunduan në një pyll.