Të mërkurën futbolli holandez në vecanti dhe ai në botë në përgjithësi u trondit nga ndarja e parakohshme nga jeta e ish-futbollistit Fernando Riksen i cili vuante nga sëmundje e që i kishte paralizuar muskujt, por gjithsesi lajmet e këqija kanë pasuar edhe sot.

Në Amsterdam, gjatë orëve të natës, i është bërë atentat mbrojtësit 32-vjeçar, Kelvin Majnard i cili ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Gjithçka ka ndodhur në një kohë kur futbollisti po ecte me makinën e tij dhe në krah i është afruar një motor me dy persona të cilët kanë qëlluar drejt tij.

Nga atentati futbollisti ka mbetur i plagosur rëndë dhe pavarësisht ndihmës së ofruar nga policia dhe ambulanca që ka mbërritu pas pak çastesh nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra. Në karrierën e tij, ai ka luajtur me skuadra si Emern, Burton e së fundmi me Kuik Bojs.

Artikulli paraprakMESDHE, DYMBËDHJETË LUFTËTARË TË HUAJ, TË DYSHUAR SI TERRORISTË, IDENTIFIKOHEN NGA INTERPOLI
Artikulli tjetërZJARRI SHKRUMBON DY BANESA, SHMANGET SHPËRTHIMI I POLIGONIT TË MBUSHUR ME MUNICIONE LUFTARAKE