Tre ditë kanë zgjatur kërkimet për trupin e futbollistes shqiptare të kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili e mbytur në liqenin e Komos.

25 vjeçarja, e cila kishte zgjedhur pikërisht qytetin italian për të kaluar pushimet verore ka humbur jetën të dielën, teksa trupi i saj është gjetur në një thellësi prej 204 metrash.

Ajo kishte zgjedhur të zhytet në një thellëshi prej 100 metrash, por që ka rezultuar fatale për të. Florijana Ismaili ka hedhur hapat e parë si futbolliste profesioniste në skuadrën lokale, FC Walperswil nga viti 2006 deri në 2011.

Më pas “trampolina” Young Boys, ku mbajti edhe shiritin e kapitenes.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA E PROSTITUCIONIT NË ITALI, ARRESTOHET EDHE NJË SHQIPTAR
Artikulli tjetërMERR FLAKË NËNDETËSJA BËRTHAMORE RUSE, VDESIN 14 MARINARË