Sot do të jepet pretenca për grupin e Emiljano Shullazit të Krimet e Rënda. Pas tre muajve shtyrje dhe kaosit pak ditë më parë, më në fund prokurorët do të lexojnë pretencën.

Dy nga katër prokurorët e dosjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani, ndërsa pritet që të publikohen edhe dy emrat e tjerë.

Dosja e Shullazit futi në kaos prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë cështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Refuzimi për shortin bëri që Arta Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa 3 prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët, që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda.

Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që nuk pranun dosjen Shullazi.

Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada e SHBA deklaroi se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Artikulli paraprakEDI RAMA NIS DITËN ME ‘AIR ALBANIA’, FLUTURIMI QË BËRI BASHKË ANALISTË, REPORTERË E GAZETARË
Artikulli tjetërZVICRA DHE HOLANDA, DY INVESTITORËT MË TË MËDHENJ NË KËTO 6 MUAJ