SIPAS KOMISIONERIT ANGAZHIMI ËSHTË I PËRBASHKËT PËR NË BE. Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fyle, me anë të një letre dërguar Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit Tahiri. Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, Komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. “Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”, thekson Fyle në letrën drejtuar Ministrit Tahiri. Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. “Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Por, është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor”, e mbyll Komisioneri Fyle letrën, drejtuar Ministrit Tahiri. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/U3o8YGRoYsE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]