Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu përdori së fundmi gjuhë të ashpër kundër Gjermanisë ashtu si edhe presidenti Erdogan.

Madje pala turke nuk u druajt të përdorë krahasime me nazizmin. Në takimin me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel përdori fjalë të qarta. Ai kërkoi mospërsëritjen e krahasimeve me nazizmin. “Akuza si ato të ditëve të fundit nuk duhet të përsëriten më”, u shpreh Gabriel pas takimit në një hotel në Berlin (08.03) . “Ka kufij, të cilët nuk duhet të shkelen”. Ndërsa ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu u shpreh se ndjenjat antiturke duhet të balancohen sa më shpejt të jetë e mundur në Gjermani. Lidhur me arrestimin e gazetarit gjermano-turk, Deniz Yücel, ai u shpreh se rasti i gazetarit Yücel varet nga drejtësia turke. Turqia është e hapur për dialog, por “Gjermania duhet të vendosë, nëse është vend mik apo jo”. Takimin me Cavusoglunë ai i vlerësoi si “të mirë” dhe të “hapur”, por edhe si “të ashpër dhe kontrovers për disa çështje”, megjithatë kemi folur për të gjitha temat, tha Gabriel. Në këtë kontekst është folur për referendumin kushtetues, paraqitjet publike të politikanëve turq në Gjermani dhe arrestimin e Deniz Yücel.

Pa interes për dëmtimin e marrëdhënieve

Ministri i Jashtëm gjerman u shpreh se nuk ka progres konkret për këto çështje. Për gazetarin Yücel në burg hetimor në Stamboll është bërë fjalë që konsullata gjermane të mbajë kontakt me gazetarin gjermano-turk. Gabriel tha se “ishim të një mendimi që asnjëra nga palët nuk ka interes që të dëmtohen në plan afatgjatë marrëdhëniet mes dy vendeve.” Javët e fundit janë ashpërsuar së tepërmi marrëdhëniet mes dy vendeve. Arrestimi i Deniz Yücel dhe veprimi i autoriteteve turke me kundërshtarët politike si edhe mos njoftimi më parë i daljeve publike të ministrave turq në Gjermani i ka shtuar acarimet mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu akuzoi të hënën Gjermaninë në një takim në Hamburg për “veprime kundërshtare sistematike ndaj Turqisë.”

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, I KTHJELLËT
Artikulli tjetërKY ËSHTË SAMSUNG S8+