Që në moshë të re Gac Çunit, shpirtit të një artisti shkodran ia ndërprenë ëndrrat në mes.

KUJTO.AL solli në Shkodër një dokumentar të realizuar nga Luljeta Progni. Gac Çuni nuk e pa asnjëherë më kaçurrelën e tij por u përjetësua në mesin tonë me këngën që kompozoi “Kaçurrelat e tu”. Edhe në qelitë e burgut shpirti i Gac Çunit këndonte.

Vëllai i Gac Çunit, Lazër Çuni sjell një prej bisedave kur kompozitori që i këndoi kaçurreles ndodhej në burg.

Një prej atyre që e kishte bashkëvuajtës në burgun e Burrelit, Xhevat Meka tregon momentin kur kompozitori i talentuar Gac Çuni mbylli sytë.

Simon Mirakaj, një prej atyre që vuajti nga regjimi monist.

Regjisorja Luljeta Progni zgjodhi Gac Çunin, si një prej historive shumë prekëse.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi shprehet se historia e Gac Çunit është një histori shprese edhe për ditët e sotme të Shqipërisë.

Kompozitori Gac Çuni lindi në vitin 1926 dhe vdiq 30 vjeç në vitin 1956 në burgun e Burrelit nga sëmundja kur kishte edhe pak kohë për t’u liruar. Emri i tij mbeti i paharruar kryesisht me këngën “Kaçurrelat e tu”.

Artikulli paraprakFRANCË, SHPËRTHIM NË UNIVERSITETIN E LIONIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FAMULLIA TAKIM PËR LEXIMIN BIBLIK