Kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino ka dhënë dorëheqjen nga funksionet partiake në Partinë Socialiste, por jo nga mandati i deputetit. Në një status në Facebook, Fino shkruan se për të shmangur paragjykimet ka vendosur që të japë dorëheqjen nga postet partiake.

Deputeti i PS, shprehet se vendimin e ka marrë për një garë të drejtë dhe të ndershme. Ai mbante postin e sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. “Pavarësisht se nuk jam i detyruar ligjërisht, sapo i paraqita dorëheqjen Kryetarit të Partisë dhe Sekretarit të Përgjithshëm nga funksioni i sekretarit organizativ dhe administrativ të Partisë Socialiste. Ky akt, vjen për të evituar çdo paragjykim, për një garë të drejtë dhe të ndershme, në kuadër të kandidimit tim për postin e presidentit të FSHF’ shkruan Bashkim Fino në Facebook. Bashkim Fino dhe Armand Duka janë kandidatë për të drejtuar FSHF në 4 vitet e ardhshme, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në datë 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

Gara është e fortë, ndërsa nuk munguar edhe replikat në distancë, pasi shkak janë bërë 8 shoqatat rajonale të futbollit, të cilat Fino i konsideron fantazmë se nuk janë regjistruar në gjykatë, ndërsa FSHF thotë se janë të ligjshme dhe do të votojnë.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMI PËR ISH TË PËRNDJEKURIT, MUND TË ANULOHEN KOMPENSIMET PËR TRASHËGIMTARËT
Artikulli tjetërGRUAJA HIDHET NGA TARRACA E SHTËPISË SË DJALIT