Dy javë pas propozimit të presidentit Ilir Meta për të marrë kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka folur sot para Komisionit të Ekonomisë. Gjyqtarja Vitore Tusha, ka thënë se propozimi nga Meta është një përgjegjësi për të.

“Përgjegjësi për mua propozimi i presidentit. Drejtimi i KLSH të jetë sipas frymës së vendeve të përparuara. KLSH të ketë cilësinë e caktuar të institucionit si i pavarur . Komunikimi me parlamentin është shumë i rëndësishëm.”-është shprehur Tusha.

Pas fjalës së Tushës, kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe, ka thënë se ky Komision do të hartojë një raport të cilin më pas do ta depozitojë në Kuvend.

Tusha është kandiduar në këtë post pas përfundimit të mandatit aktual të kreut të KLSH-së, Bujar Leskaj. Mandati i kreut të KLSH-së është 7-vjeçar. Përzgjedhja e kreut të KLSH-së bëhet me anë të një procedure, ku garën e hap Presidenca, ndërkohë që emri zgjidhet nga Kuvendi me votë.

Emri i Vitore Tushës u propozua nga presidenti Meta. Gjyqtarja Vitore Tusha është pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe kaloi edhe me sukses edhe procesin e Vetting-ut.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE