Suzana Golemi njëra nga dy kandidatët për rektor të universitetit të Shkodrës në zgjedhjet e 30 korrikut ka treguar në një komunikim për mediat se cilat janë arsyet që ajo ka marrë këtë vendim për të dalë përballë rektorit aktual Adem Bekteshi që do kandidojë sërish. Aktualisht dekane e fakultetit të shkencave të natyrës, Golemi thotë se gara me rektorin aktual do jetë e fortë

Kandidatja Golemi shprehet se universiteti i Shkodrës në këto katër vite është përballur me disa probleme sipas saj si mungesa e autonomisë së brendshme të universitetit.

Një prej objektivave më kryesor të kandidates Golemi nëse votohet për të drejtuar universitetin e Shkodrës është rritja e numrit të studentëve në këtë universitetit.

Në garë janë vetëm dy kandidatë, rektori aktual Adem Bekteshi i cili ka konfirmuar sot kandidimin e tij duke u regjistruar pak orë përpara përfundimit të afatit ndërsa Suzana Golemi është kandidatja tjetër e regjistruar prej 3 ditësh. Zgjedhjet do të jenë në 30 korrik të këtij viti.