Partia Demokratike ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj Partisë Socialiste në garën për Qarkun e Shkodrës.

Bëhet fjalë për një grusht votash, por që përcakton se kujt i shkon mandati i pestë. Aktualisht, kur janë numëruar 227 kuti votimi nga 421 në total, PD merr pesë mandate, katër shkojnë për PS-në dhe nga një për LSI-në dhe PSD-në, nën siglën e së cilës kandidon Tom Doshi. Me këtë ndryshim, Partia Demokratike udhëheq në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit.

Artikulli paraprakMBYLLET PROCESI I NUMERIMIT NË VAU DEJËS
Artikulli tjetër83 % E VOTAVE NE SHQIPERI, SI NDAHEN MANDATET