Me shterimin e listës së parë prioritare me 57 prokurorë dhe gjyqtarë të niveleve të larta, përkatësisht edhe kandidatë për dy organet kryesore të drejtësisë së re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka marrë nën kontroll një listë të dytë me 144 prokurorë dhe gjyqtarë.

36 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shorit më 17 shtator 2018, ndërsa 108 prokurorë dhe gjyqtarë janë përcaktuar me anë të shortit nga KPK nga data 18 janar 2018 deri në datën 16 maj 2018.

Prokurorët dhe gjyqtarët po verifikohen për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Në grupin e dytë mungon sërish emrin i gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i Kolegjit Zgjedhor, i përfolur për shkak të pasurisë.

Gjin Gjoni konsiderohet si njeriu më me fat i drejtësisë sa herë ‘hidhet shorti’ për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të ndryshme apo gjykimin dosjes të rëndësishme.

Në mënyrë të ‘rastësishme’ Gjin Gjoni u zgjodh edhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ndonëse ish-anëtari i KLD, Sokol Çomo, hidhi dyshime të forta sa i takon procedurës së zgjedhjes.

Nga ana tjetër, Gjin Gjoni, u ka shpëtuar deri më tani të gjitha shorteve të hedhura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për përcaktimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i nënshtrohen Vetingut.

Ndërkaq, shorti i fundit i KPK ka përzgjedhur gjyqtarin e Apelit Tiranë Agim Bendo, gjyqtarin e Apelit Tiranë Alaudin Malaj, gjyqtarin Astrit Haxhialushi, Artur Kalaja, Andi Civici etj. Gjyqtari i Apelit Astrit Haxhialushi është aktualisht edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në javët në vijim gjyqtarët e lartpërmendur do të paraqiten para trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe përfaqësuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar ndaj tyre.

Në bazë të gjetjeve të konstatuara, Komisioni do të vendosë konfirmimin në detyrë ose shkarkimin e tyre nga detyra.

Prokurorët

Pjesë e listës së dytë me njerëzit e drejtësisë që po i nënshtrohen Vetingut është edhe Elisabeta Imeraj, e cila është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Imeraj ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pjesë e listës janë gjithashtu edhe prokurorët Eugen Beci, Arenc Çela, Olsian Çela, Behar Dibra, Njazi Seferi, Klodian Braho, Edvin Kondili, Blerim Tominaj etj.

Gjatë hedhjes së shortit është përzgjedhur për t’iu nënshtruar Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës, pasi zëvendësoi në këtë detyrë Besim Hajdarmatajn.

144 prokurorët dhe gjyqtarët që po i nënshtrohen Vetingut

Arenc Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Olsian Çela, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Njazi Seferi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elisabeta Imeraj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Përparim Kulluri, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Doloreza Musabelliu, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Eugen Beci, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Blerim Tominaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Vladimir Mara, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Manjola Kajana, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Pranvera Hoxha, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Sonila Muhametaj, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Agim Bendo, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Andi Civici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Artur Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Asim Vokshi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Astrit Haxhialushi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Edlira Petri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Elbana Lluri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Elona Toro, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë
Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Astrit Kalaja, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Hajrie Muçmata, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
Anita Mici, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
Arben Vrioni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
Arjan Balliu, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës
Brunilda Orhani (Malo), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Korçë
Irena Brahimi (Papa), gjyqtar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
Hysen Aliko, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
Iliba Bezati, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
Enton Dhimitri, Gjykata e Apelit Gjirokastër, kandidat për KED
Fatos Qato, Gjykata e Apelit Tiranë, kandidat për KED
Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkodër, kandidat për KED
Sotiraq Lubonja, Gjykata e Apelit Korçë, kandidat për KED
Ilir Mustafaj, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Luan Dervishi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Rexhep Bekteshi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Regleta Panajoti, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Valbona Bala (Pajo), kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Arta Vorpsi, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Elsa Toska, kandidat për Gjykatën Kushtetuese
Artan Çupi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
Emona Muçi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
Entela Shedula (Sorra), kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
Halil Vani, kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
Isuf Shehu, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
Ornela Naqellari, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
Pashk Gjaci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
Roland Jaupaj, kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
Esmeralda Çeka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
Skënder Haluci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
Sulejman Kurti, kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
Sandër Simoni Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda
Astrit Shema Kryetar i Gjykatës Administrative Vlorë
Eriol Roshi Kryetar i Gjykatës Administrative Tiranë
Mariana Velçani Kryetare e Gjykatës Administrative Durrës
Ramiz Lala Kryetar i Gjykatës Administrative Gjirokastër
Sokol Ibi Kryetar i Gjykatës Administrative Korçë
Valbona Durraj Kryetare e Gjykatës Administrative Shkodër
Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Vlorë
Dritan Banushik, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Gjirokastër
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë
Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Shkodër
Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Tiranë
Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
Fehmi Petku, kjykata e Apelit për Krimet e Rënda
Admir Belishta, kryetar i Gjykatës së Rrethit Korçë
Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Berat
Albina Lako (Spahaj), kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjirokastër
Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin
Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Sarandë
Alma Hoxha (Kolgjoka), kryetare e Gjykatës së Rrethit Krujë
Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Rrethit Shkodër
Alketa Nushi, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
Anton Martini, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
Arben Pasho, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
Ardian Ylli, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
Ardjan Nezha, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
Artan Madani, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
Artan Shtrungza, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë
Çlirim Shahini, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
Dhorina Theodhori, drejtuese e Prokurorisë së RrethitKorçë
Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
Eloida Goxhaj, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
Fatmir Lushi, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
Hysen Keta, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
Petrit Çano, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
Simon Pashuku, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
Sotir Kllapi, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
Shkëlzen Canaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
Zeqir Hodaj, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin
Besim Hajdarmataj, drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda
Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Dibër
Enkelejda Millonai, drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Elbasan
Dritan Peka, drejtues, Prokuroria e Apelit Tiranë
Altin Binaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Vlorë
Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkodër
Irma Balli, drejtues, Prokuroria e Apelit Korçë
Alfred Agolli, drejtues, Prokuroria e Apelit Gjirokastër
Ferdinand Elezi, drejtues, Prokuroria e Apelit Durrës
Artan Bajrami, drejtues, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Albana Boksi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Dhurata Haveri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Sokol Binaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Nure Dreni, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda
Adnan Xholi, Prokuroria e Përgjithshme
Adnand Kosova, Prokuroria e Përgjithshme
Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
Alma Muça, Prokuroria e Përgjithshme
Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
Arqilea Koça, Prokuroria e Përgjithshme
Artur Selmani, Prokuroria e Përgjithshme
Petrit Fusha, Prokuroria e Përgjithshme
Sokol Stojani, Prokuroria e Përgjithshme
Thoma Jano, Prokuroria e Përgjithshme
Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit për Krimet e Rënda
Fiona Papajorgji, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese
Adrian Shega, këshilltar në Gjykatën e Lartë
Gentian Jahjolli, këshilltar në Gjykatën e Lartë
Maela Alicanaj, këshilltare në Gjykatën e Lartë
Arnisa Këlliçi, këshilltare në Gjykatën e Lartë
Elona Kana, këshilltare në Gjykatën e Lartë
Miranda Nakaj, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
Ana Golloshi, ndihmëse ligjor në Gjykatën Administrative të Apelit
Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë
Enkel Peza, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative