Fondi për nisjen e rikonstruksionit të teatrit “Migjeni” me një vlerë prej 17.5 milion lekësh të reja është i gatshëm nga ministria e kulturës dhe tashmë pritet vetëm tenderimi.

Një gjë të tillë e pohon zëvendësministri i kulturës Zef Çuni i cili thotë se financimi është vetëm për rikonstruksionin e sistemit elektrik dhe jo impiantet e ndriçimit apo të ngrohjes.Një bashkëpunim në fushën e kulturës ministria do ta ketë edhe me kryebashkiaken e re Voltana Ademi.Zëvendësministri i kulturës shprehet se edhe për ndërtesën ku do zhvendoset fototeka kombëtare “Marubi” punimet po ecin me ritme të shpejta.Zëvendësministri Çuni tha gjithashtu se Shkodra do vijojë të jetë prioritet i qeverisë sa i përket fushës së kulturës.

Artikulli paraprakDODANI: LEGALIZIMET, PËRPUNOHEN 600 DOSJE NË MUAJ
Artikulli tjetërSEMAFORËT E “PADUKSHËM” TË QYTETIT TË KOPLIKUT