Në kuadër të Festës së Bicikletës, studentët e degës së Pikturë-Grafikës në qytetin e Shkodrës po vijojnë përgatitjet për tu bërë gati për ekspozitën fotografike bicikletat e Shkodrës e cila do të organizohet në Shkodër pas pak ditësh.

Të rinjtë pjesmarrës në këtë aktivitet të cilët përzgjedhin cdo ditë nga një ambjent , sot ishin zhvendosur në ambjentet e muzeut “Oso Kuka” , duke i kushtuar një vëmendje të vecantë punimëve te tyre.

Ekspozita që do të vlerësohet si më e mira do të kthehet në një vepër arti për qytetin.

Një punim mjaft impresionues është ai që ka sjellë student i Degës Pikturë-Grafikë Jasir Gradici. Ai ka menduar që bicikletën ta punojë me një material metalik e ta servirë në një pjatë, në formën e kulinarisë.

Në kuadër të “Festës së Bicikletës” Organizata “The Door” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare me mbështetjen e bashkisë Shkodër

kanë programuar një sërë aktivitetesh të cilat do të nisin me celjen e një ekspozite fotografike ku të skicuara janë menduar që të jenë bicikletat e Shkodrës.

Ky aktivitet ndër të tjera synon që të promovojë shërbimet e bicikletave nga bizneset vendase, identifikimin e njerëzve simbol në përdorimin e saj etj