DEDVUKAJ: NË ATË SEGMENT DO TË KETË NJË INVESTIM SERIOZ, PUNIMET ME CILËSI .Rruga prej 4 kilometër Shkodër – Mes do të rikonstruktohet. Është drejtori i autoritetit rrugor të veriut Nikolin Dedvukaj ai i cili bën të ditur se tashmë aksi Shkodër-Mes do të ketë krejtësisht një tjetër pamje.

Rruga sipas Dedvukaj do të ketë trotuara të mjaftueshme, ndriçim në dy anët e saj e po ashtu edhe një cilësi të mirë të punimeve.Brenda këtij viti sipas drejtorit Dedvukaj duhet të nisin punimet për rrugën Shkodër – Mes.Aktualisht ai aks nuk është në një gjendje të mirë sepse ka nisur të amortizohet ndaj drejtoria e përgjithshme e rrugëve ka vendosur që ta rikonstruktojë duke qenë se është një segment i rëndësishëm. Ajo pjesë ndonëse 4 kilometër lidh disa komuna me qytetin e Shkodrës ndaj është menduar që të rikonstruktohet.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/IqS31catymg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]