BASHKIA PRET TË MARTËN PËR TË ZGJIDHUR TË GJITHA HALLKAT
Vllaznia duket e vonuar në të gjitha drejtimet ku përveç mungesës së përgatitjes për sezonin e ri futbollistik, ato janë të vonuar dhe nga ana administrative. Kjo e fundit në bazë të kontratës dhe kushteve të nënshkruara duhej të ishte plotësuar vetëm pak ditë pas firmosjes së saj nga të dy palët. Bashkia e Shkodrës akoma nuk ka siguruar pagesën  financiare të kompanisë “Gea Sport” që është 35 000 euro cdo fillim muaji.

Por në bazë të kontratës kjo pagesë duhej të kryhej fillimisht si garanci financiare e më pas të paguheshin 35 000 euro të tjera çdo fillim muaji. Por nga burime të sigurta pranë Bashkisë së Shkodrës nuk është bërë asnjë  kalim financiar dhe kjo situatë është duke mbajtur peng çdo gjë. Gjithsesi edhe drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës duke se janë pajtuar me situatën dhe do të mbeten në pritje të ditës së martë ku do të vijë presidenti i kompanisë zviceriane, Roberto Nava. Ajo që thuhet është se Nava ka dhënë garancinë e tij të plotë se do të vijojë administrimin e klubit. Por nga ana e tjetër në mediat sportive është duke u folur se Bashkia mund ta mbajë dhe ajo ekipin  e ndihmuar nga Isuf Isufi në qoftëse do të tërhiqet Gea Sport. Duke u ndalur në një analizë të situatës aktuale, Gea Sport momentalisht nuk ka shpenzuar asnjë lek  për ekipin e Vllaznisë, pasi akoma nuk ka realizuar detyrimet e saj kontraktuale. Por n jëkohësisht skuadra është duke vijuar stërvitjen  dhe lojtarët ndonse ndjehen të pasigurtë vijonë ti qëndrojnë besnik skuadrës. Gjithsesi të martën shpresohet e besohet se do të zgjidhen të gjitha gjërat përfundimisht me ardhjen e Roberto Navas.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/QDzLh8sCHOs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]