Gjykata e Lartë e Greqisë do të shqyrtojë një vendim për dënimin e një gruaje me 10 vite burg pasi gënjeu për arsimimin e saj që të fitonte një vend pune si pastruese.

Aktivistët dhe përdoruesit e mediave sociale e kanë mbrojtur, duke e quajtur vendimin “çnjerëzor”.

53-vjeçarja punoi si pastruese në një çerdhe për 15 vjet, para se të bëhej një verifikim në vitin 2014, ku u zbulua se kishte falsifikuar deftesën e shkollës fillore.

Gruaja pohoi se e kishte përfunduar arsimin e saj fillor por në realitet e kishte lënë shkollën një vit para përfundimit.

Pastruesja, e cila nuk është identifikuar, u dënua në një gjykatë rajonale këtë javë me akuzën e mashtrimit të publikut, raportoi Athens News Agency.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë dënuar vendimin duke e quajtur “thjesht çnjerëzore”

Gjithashtu edhe përdoruesit e rrjeteve sociale janë kthyer në mbrojtje të gruas, duke u shprehur se vrasësit dënohen më pak sesa një pastruese që ka mashtruar në CV e saj.

Gjykata e Lartë greke do të shqyrtojë rastin javën e ardhshme.

Artikulli paraprakURDHRI I RI I MAS: CELULARËT E KAPUR NË SHKOLLA SEKUESTROHEN E DORËZOHEN NË POLICI
Artikulli tjetërShpërthim i fuqishëm në një lagje të Minesotas, 1 i lënduar dhe 11 shtëpi të shkatërruara (Video)