PAS  2011- tës, GENOVA ËSHTË PËRSHKUAR SËRISH NGA SHIRAT E RRËMBYESHËM. Rikthehet makthi i përmbytjeve në Genova të Italisë. Tre vjet pas përmbytjes së vitit 2011, Genova është përshkuar sërish nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë kryesisht zonat rreth Bisagno dhe Rio Fereggiano, ndërohë që situata paraqitet ende kritike.

Një 57-vjeçar i vdekur, rrugë, makina, shtëpi, dyqane dhe zyra të përmbytura është bilanci i shirave të dendur të cilët bënë që lumi Bisagno, i cili kalon përmes qytetit, të dalë nga shtrati duke shkatuar panik në qytet. 

 

Autoritetet e Mbrojtjes civile të qytetit u kanë bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në pjesët ku kalon lumi, të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të strehohen në katët e sipërme.  

Ndërkaq, ditën e sotme shkollat, tregjet dhe shumë zyra janë mbyllur. Në disa zona, niveli i ujit ka kaluar në disa metra, si në fushën Sant Agata në rjedhën e Sardenjës. Por, alarmi dhe frika është përhapur edhe në rrethinat e Genovës. Aty janë dërguar forcat të ndihmës së shpejtë dhe zhytës për të parë nëse ka njerëz të bllokuar në automjete. 

Po ashtu janë dërguar edhe mjete të shumta për të parë nëse ka të lënduar. Sipas dëshmitarëve, niveli i ujit ka mbuluar katin e parë të shtëpive, ndërsa makinat të shtyra nga forca e valës së përmbytjeve kanë mbetur të bllokuara mes mureve të shtëpive. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/JDilYTsNY7M?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]