I deleguari si ministër i Jashtëm, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate.

Takimi u zhvillua përgjatë dy ditëve në kuadër të Presidencës rumune të BE-së.

Ministri në detyrë Cakaj vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në në procesin e integrimit, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e reformave.

Cakaj tha se “pritshmëritë tona janë që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm”.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global,

vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.