Këngëtarja Genta Ismajli ka vendosur të shpërblejë fansat e saj në Facebook me 250 Premium Karta, ku gjatë gjithë vitit 2015 kanë mundësi të kenë hyrjen falas në të gjitha koncertet e Gentës, kupona për pije, qëndrim në prapaskenë dhe shumë përparësi tjera.

Këtë iniciativë këngëtarja e ka marrë për të falenderuar fansat e saj që e kanë mbështetur vazhdimisht në rrjetin social Facebook.1.150.490 është numri i fansave të Gentës në rrjetin social, numër i cili do të shtohet edhe më shumë me shpalljen e këtij konkursi, dhuratat e të cilit do të merren në mars 2015, pasi të jenë përcaktuar koncertet e Genta Ismajlit

Artikulli paraprakDafina ne 2015 me surpriza
Artikulli tjetërLEONORA JAKUPI SHAH MAT….???