STAR PLUS TV, URON TË GJITHË BANORËT FESTËN E NDËRRIMIT TË VITEVE .Me fishekzjarre, shampanjë, këngë puthje e përqafime, do të festohet sot në mbrëmje ndërrimi i viteve. Kremtimi i Vitit të Ri është një nga festat më tradicionale që mbledh familjarë, miq e shokë në tryeza të përbashkëta. Star Plus TV ,

iu uron gjithë shqiptarëve kudo që janë: “Gëzuar Vitin e ri, 2015!”Të shumtë janë shqiptarët të cilët preferojnë ta presin vitin e Ri në tryezat e tyre familjare në shtëpi, por ka dhe nga ata që kanë prenotuar për të kaluar këtë natë të vecantë në lokale. Të rinjtë do të ulen në tryezat familjare deri në mesnatë dhe më pas do të vazhdojnë festën në pabe, apo lokale deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit. Ndryshe nga vitet e tjera, përvec emigrantëve që janë kthyer në Shqipëri për të festuar Vitin e ri, të shumtë janë dhe ato që kanë udhëtuar jashtë. Këtë vit tw shumtw janw ato qe preferojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë pranë të afërmve të tyre në vënde të ndryshme të Europës.  Të dhënat nga agjencitë tregojnë se heqja e vizave është shfrytëzuar kryesisht nga familjarët që takojnë të afërmit, ndërsa për ata që e kanë bërë traditë kalimin e festave jashtë Shqipërisë, kjo gjë pothuajse nuk ka ndikuar.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/sh6C6LGQoAg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]