Mungesa e infrastrukturës, mungesa e energjisë dhe shërbimeve më elementare jetësore po bën që banorët të braktisin Dukagjinin.

Alarmin e ka ngritur anëtari i Shoqatës “Atdhetare” Dukagjini Gjon Gila. Ai thotë se shumë shtëpi në fshat kanë nisur të braktisen jo nga dëshira për të lënë fshatin, por nga detyrimi dhe pamundësia për të jetuar

Që të mos diskutohet më hashashi, në Dukagjin duhet të investohet në turizëm cka do të përkthehej në rritjen e ekonomisë për zonën thotë Gila.

Banorët kanë vetëm një apel, të furnizohen rregullisht me energji elektrike

Banorët e Dukagjinit ndihen fajtor për pamundësinë për t’u bërë zgjidhja e halleve të veta, të dënuar nga shtetit prej dekadash për të qënë të vuajtur