Një vrasje me thikë e ndodhur në prill të këtij viti shkatërroi jetën e një familjeje ndërsa solli probleme edhe për fisin e autorit. Kolë Fermosi 27 vjeç gjeti vdekjen pasi u qëllua natën e 2 prillit të këtij viti në fshatin Hoti i Ri nga Kristjan Shkambi.

 

Pas 4 muajsh nga ngjarja djali i axhës i autorit, Anesti Shkambi fajëson totalisht kushëririn e tij për vrasjen ndaj Kolë Fermosit. Fisi Shkambi do të ishte më i kënaqur që natën e ngjarjes autori i vrasjes Kristjan Shkambi të kishte marrë atë që meritonte dhe Kolë Fermosi të shpëtonte.

 

Familja Shkambi ka marrë një goditje dhe kjo vetëm nga njeriu i tyre dhe jo pala tjetër.
Sot pas 4 muajsh nga vrasja Anesti Shkambi ka marrë një vendim për familjen e tij. Tre djemtë, Osvaldon 19 vjeçar, Fernandon 17 vjeçar dhe Alvaron 12 vjeçar do të kërkojë që t’i largojë nga Shqipëria. Të gjitha ëndrrat janë ndërprerë në mes.

 

Në kushtet kur kushëriri i Anestit e ka vrarë pas asnjë arsye Kolë Fermosin është e vështirë për të tentuar edhe pajtimin mes dy familjeve. Një mesazh ka për rininë. Anesti Shkambi ka diçka për t’i thënë edhe familjes Fermosi. Djali i madh i shtëpisë Osvaldo Shkambi është detyruar të ndërpresë universitetin ndërsa kohën e kalon brenda shtëpisë në kompjuter.

 

Alvaro është vetëm 12 vjeç dhe ai ka një ëndërr të madhe, të bëhet një futbollist i njohur. Është pjesë e akademisë Vllaznia si portier por tashmë nga gjakmarrja nuk shkon më në stërvitje.

 

Gjakmarrja mbetet ende një plagë e rëndë në shoqërinë shqiptare, aq më tepër në zonën e veriut dhe kryesisht në Shkodër. Me dhjetra familje janë të ngujuara ndërsa me dhjetra të tjerë gjithë këto vite kanë humbur jetën për shkak të gjakmarrjes.

 

Artikulli paraprak16 VJEÇARI HAKON APPLE
Artikulli tjetërTENTON TË SHPËTOJE QENIN, PUSHUESIN NGA KOSOVA E PËRPLAS TRENI