Situata në kampin kuqeblu në basketboll duket se nuk është shumë e favorshme ku ecuria jo shumë e mirë e skuadrës ka bërë pësimin e disa humbjeve në takimet e zhvilluara.

Trajneri Bledar Gjeçaj shprehet se si një problematikë mjaft e madhe për skuadrën nën drejtimin e tij është fakti se nuk kanë arritur të bëjnë përforcimet e nevojshme në ekipi

kjo për arsye se tashmë ata nuk kanë një president apo donator për tua mundësuar këtë gjë.

Trainer Gjeçaj shprehet më tej se fondi që u mundëson bashkia Shkodër nuk është i mjaftueshëm për të bërë blerjet e nevojshme në skuadër.

Por pavarësisht këtyre problemeve që e shoqërojnë ekipin e tij trajneri Gjeçaj shpreson që në takimin që do të zhvillohet në kryeqytet me Tiranën të arrijnë rezultate pozitive edhe pse kjo do të jetë jo pak e lehtë për shkodranët kuqeblu.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE