GALERIA E ARTEVE: PIKTORI I FAMSHËM ËSHTË I MIRËPRITUR
Me ekspozita dhe punime qe gjenden ne galerite e mbare botes, piktori Gjelosh Gjokaj eshte nje ikone e artit pamor shqiptar.
I vendosur fillimisht ne Itali e me pas ne Kosove e Gjermani, 81-vjecari Gjelosh Gjokaj udheton i vetem ne makine nga Augsburgu ne Tuz, ku edhe ka shtepine e lindjes. Ai e fillon biseden duke treguar shkurt mbi jeten e tij artistike, pa harruar asnjehere malesoret e tij.

I pyetur a do te ishte bere ky qe eshte, nese do te kishte jetuar dhe punuar ne Shqiperi, Gjokaj thote se nuk e di, por eshte i sigurt se askush nuk do t’ia percaktonte e aq me pak t’i diktonte atij krijimtarine artistike.Gjate kesaj intervsite per Star Plus, Gjokaj flet edhe per miqesine e ngushte me Martin Camajn dhe Ernest Koliqin, por edhe per njohjen me kryeminsitrin aktual te Shqiperise, Edi Rama, per te cilin thote se ka talent per pikture.Me tej, Gjokaj flet per suksesin qe ka pasur ne shitjen e pikturave te tij, cmimet per te cilat shkojne nga 10 deri ne 15 mije euro:Piktori I njohur, qe privatisht e ka vizituar shpesh qytetin e Shkdores, e ka nje deshire per te ekspozuar ne Galerine e Arteve:Por ne Galerine e Arteve ne Shkoder, thone se piktori I njohur eshte I mirepritur ne qytetin tone, jo vetem per te vizituar fondin e pasur te kesaj Galerie, por edhe per te ekspozuar.Ne Galerine e Arteve te Shkodres thone se do te ishte nder ekspozimi I punimeve te piktorit te famshem, dhe se per kete qellim, jane jo vetem dashamires, por edhe te gatshem te diskutojne me Gjokajn per organizimin e nje ekspozite te mundshme.Fondi I perhershem I Galerise se Arteve te Shkodres permban vepra te Kole Idromenos, Zef Kolombit, Ismail Lulanit e emrave te tjere te medhenj te piktures shqiptare, ndersa vetem gjate ketij viti jane hapur 6 ekspozita, ku vlen sidomos te permendet ekspozita personale e Hasan Nallbanit, si dhe ekspozita fotografike “Shan Pici”, e organizuar nga Fototeka Marubi.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”300″ src=”//www.youtube.com/embed/MIOe9ioQ324?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGUSHTI, SHTON RADHËT NË MURIQAN
Artikulli tjetërNËNA VRET FËMIJËN NË GJUMË