VIDEO-SKANDALI ME JETIMËT , REAGON DREJTORJA E SHTËPISË SË FËMIJËVE PARASHKOLLOR. Jam e shokuar nga rasti ne fjale ,ato që në fakt duhet të garantonin sigurinë dhe edukimin e të vegjëlve i keqtrajtojne.Keto jane fjalet drejtores se institucionit te shtepise se femijes 3-6 vjec Anjeze Gjeluci e cila ka shkarkuar menjehere 3 punonjesit e shtepise se femijes dhe i ka paditur penalisht pas video-skandalit te publikuar ne emisionin investigative “ca thu”.

Gjeluci shprehet se kujdestaret kishin nje eksperience pune 20 vjecare me femijet dhe se ky nuk eshte rasti I pare I dhunes prane ketij institucioni. Edvana Sulaj, Manjola Banishta dhe Albert Rekaj janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës. Njëra prej kujdestareve duket qarte , teksa ushtron forcë në gjymtyrët e disa fëmijëve të cilët ndodhen në shkallë prane nje ambient lodrash jashte institucionit ndersa kujdestarja tjetër shfaqet duke i goditur me shkelma. Me urdher te Sherbimit Social Shteteror tre punonjësit protagonist në këtë video-skandal janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre ka nisur hetimi.