ASGJESOHEN PARCELAT NË SHKREL DHE KOMUNËN TEMAL. 730 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa jane asgjesuar në qarkun e Shkodrës pas operacionit antikanabis të policisë s emetropolit verior . Bimët narkotike u asgjësuan në terren në fshatin Shkrel ku u sekuestruan 380 rrënjë ndersa u proçedua penalisht në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit me inicialet D,M banues në Malësinë e madhe për moskallëzim të krimit dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu në vendin e quajtur Siraç, të fshatit Vilë, në komunën Temal, u asgjesuan dy parcela me 350 bimë narkotike Canabis Sattiva.Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale që I kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Artikulli paraprakPOLICIA, SHQIPËRIA DHE MALI ZI: SHTIM MASASH KUNDËR ISIS
Artikulli tjetërMATURANTËT PËRFUNDOJNË PROVIMIN E MATEMATIKËS