Gjenden të fshehura në kufirin greko-shqiptar mbi 47 kg marijuanë.

Droga u gjet në një zone pyjore në vendin e quajtur Loridha, në Sajadhë të Igumenicës. Janë gjetur nga policia greke 3 çanta që përmbanin 42 pako me 47 kg 224 gram marijuanë.

Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athine, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 9.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.