Në Tropojë janë gjetur dy turistët belgë, të cilët ishin shpallur të humbur prej disa orësh.Bujtina ku po qëndronin në Theth kishte ngritur alarmin për dy turistët, të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën, por që nuk ishin kthyer. Ndonëse për kërkimin e tyre kishin dalë edhe banorët e Thethit, ata nuk ishin gjetur në zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.Ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë, por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja pse janë vonuar.Sipas informacioneve mësohet se ata kanë kaluar disa ditë në alpet shqiptare dhe më tej janë nisur drejt Valbonës për ta bërë në këmbë shtegun e famshëm në këtë zonë.

Ata për herë të fundit kanë folur me famijarët e tyre pikërisht me datën 27 shtator kur edhe kanë marre rrugën drejt Valbonës. Familjarët kanë provuar disa që të kontaktojnë por ka qenë e pamundur dhe kanë ngritur alarmin për fëmijët e tyre. Pas lajmërimit të autoriteve dy të rinjtë janë gjetur dhe ata janë shëndosh e mirë në Tropojë. Shtegu Theth-Valbonë është tejet i gjatë dhe kërkon vëmendje por edhe me infrastrukturën jo të duhur.Ky nuk është rasti i parë që turistët e huaj humbin rrugën në këtë zonë.

Artikulli paraprakBASHKIMI EUROPIAN PËRZGJEDH BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, RREZIKU NGA MBIKALIMET HEKURUDHORE