CCTV image of the missing Saudi Journalist Jamal Khashoggi entering the Saudi consulate on Tuesday oct 2nd at 13:14 local time

Pjesë të trupit të gazetarit Jamal Khashoggi janë gjetur në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll, raporton Russia Today.

Sipas burimeve të Sky News, trupi i gazetarit ishte “prerë” dhe fytyra e tij ishte “shpërfytyruar”

Paraditen e së martës presidenti turk, Erdogan i kërkoi Arabisë Saudite të jepte përgjigje se ku ndodhej trupi i Khashoggi dhe se kush e urdhëroi vrasjen e tij.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar paraprakisht dhe jo një incident, siç raportoi Arabia Saudite.

Ndërsa bëri thirrje që të dyshuarit për vrasje e Khashoggi të gjykohen në Stamboll.