Gjendet në kabinen e dushit një 40 vjeçare e vdekur. Ajo është gjetur e dekompozuar në dush.

Sipas policisë 40 vjeçarja B.B. jetonte e vetme në një banesë në lagjne nr. 1 të qytetit të Pogradecit.

Në njftimin e policisë thuhet se “rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe”.

Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.

Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.