Një grua është gjetur e vdekur në Lundër të Tiranës.
Burime nga policia thanë se trupi është gjetur në një arë.

Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në një arë në Lundër, është gjetur pa shenja jete një shtetase rreth moshës 75 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.Dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.