Një 35-vjeçar është gjetur i mbytur në pus.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonas, Lushnjë, ku sipas Policisë Vendore, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, D. S., 35 vjeç.

Të njëjta burime saktësojnë se nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndaj tij, që sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 24. 11. 2018, në fshatin Gjonas, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin para banesës, shtetasi D. S., vjeç 35. Nga këqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga probleme mendore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Artikulli paraprakPRANGOSEN DY HAJDUTË, VIDHNIN MAKINA E BIÇIKLETA
Artikulli tjetërRAMA TREGON PSE PROPOZOI RIDVAN BODEN PËR NË BSH: BANKA NUK ËSHTË AS E PARTIVE DHE AS E KADRINJVE