Vogëlushi shqiptar Zeneli 4-vjeçar, është gjetur i vdekur. Fëmija i zhdukur që nga pasditja e djeshme u gjet sot, më 24 maj 2019, në Villnachern nga punonjësit e hidrocentralit pranë Villnachern në Aare.

Sipas dyshimeve të para, supozohet se fëmija ka rënë në lumë që dje, kur luante në park. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë dy ditët e fundit në Aabach dhe Aare, rrymat e kanë marrë me shpejtësi trupin e fëmijës.

Pasditen e së enjtes, pasi i humbi nga sytë të ëmës, policia kantonale nisi kërkimin në zonë, bashkë me zjarrfikësit dhe një helikopter me kamera termike për natën dhe duke kontrolluar edhe lumin edhe brigjet e tij

Artikulli paraprakPËRPLASET URBANI I YZBERISHTIT, DISA PASAGJERË TË LËNDUAR
Artikulli tjetërEMILJANO SHULLAZI KËRKON PËRJASHTIMIN E TRUPËS GJYKUESE