Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në garazh.

Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh, ndërsa burime pohojnë se gardisti kishte një plumb në kokë.

Nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Efektivi i gardës, sipas burime  ka shërbyer në trupën e shoqërimit të ministrit të Brendshëm Xhafaj dhe personaliteteve të tjera.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE