Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në mes të rrugës nga një kalimtar i rastësishëm në zonën e Ammoudara, Heraklion në Greqi.

Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se trupi i viktimës i përket një shqiptari 29-vjeçar, ndërsa mjekët kanë pohuar paraprakisht se dyshohet se ka qenë përdorues droge, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Pranë trupit të tij të pajetë janë gjetur gjithashtu edhe prova të marrjes së lëndëve narkotike, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakVRASËSI SERIAL TERRORIZOI QIPRON, RRËFIMI: KAM EKZEKUTUAR GRA DHE FËMIJË EMIGRANTË
Artikulli tjetërRRËMBEU MAQEDONASIN QË S’I KTHEU BORXHIN, ARRESTOHET