LEKË JAKU U GJET ME KËMBËT E DUART I LIDHUR NË BANESËN E TIJ NË GANJOLLË. Një 72 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e së hënes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ganjollë të Komunës Guri Zi.

Trupi i shtetasit Lekë Jaku është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit. Kanë qenë vetë banorët në afërsi të cilët kanë bërë identifikimin e 72 vjeçarit. Menjehërë kanë lajmëruar policinë e cila pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes. Pas hetimeve të para të ekspertëve të policisë shtetasi Lek Jaku është gjetur me këmbët dhe duart i lidhur jashtë banesës në oborrin e tij. Po ashtu sipas hetimeve të para nga eskpertiza bëhet e ditur se shtetasi 72 vjeçar që u gjet i pajetë ka patur goditje në kokë. Në këtë mënyrë Lekë Jaku nuk ka mundur që të mbijetojë duke gjetur kështu vdekjen. Sipas hetimeve të para nga ana e policisë dy janë pistat e para. Fillimisht mendohet se dikush ka tentuar që të grabisë shtëpinë ku jetonte 72 vjeçari dhe në këtë mënyrë gjatë kësaj tentative keqbërësit mund të kenë lidhur Lekë Jakun dhe goditur atë në kokë duke e lënë më pas të vdekur. Një tjetër pistë në të cilën policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje që çoi në vrasjen e 72 vjeçarit janë edhe vetë familjarët. Sipas burimeve në vendngjarje uniformat blu nuk përjashtojnë mundësinë se dikush nga familjarët e Lekë Jakut mund ta ketë mbytur atë. Nga sa mësohet djemtë e 72 vjeçarit ndodhen jashtë Shqipërisë ndërsa viktima jetonte i vetëm në banesën e tij. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që i mori jetën 72 vjeçarit Lekë Jaku.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Yk36X3-aCsw?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“EL CLASICO” BARCELONA +4 NDAJ REAL MADRID
Artikulli tjetërÇMIMI I RI I ENERGJISË DËMTON RËNDË BIZNESET