FILE PHOTO: British singer Keith Flint of techno group "The Prodigy" performs during the first day of the Isle of Wight Festival at Seaclose Park in Newport on the Isle of Wight June 9, 2006. REUTERS/Alessia Pierdomenico (BRITAIN) - GM1DSUHVWHAA/File Photo

Ylli i grupit Prodigy Keith Flint ka vdekur në moshën 49 vjeçare.
Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, mëngjesin e së hënës.

I njohur për flokët e tij fluoreshente dhe performancat ndezëse, muzikanti ishte vokalisti i dy këngëve të famshme të grupit Breathe dhe Firestarter.

Grupi konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë duke e kujtuar Flint si një “pionier, novator dhe legjendë të vërtetë”.

Në një postim në Instgram shoku i tij i grupit, Liam Hoëlett shtoi se Keith bëri vetvrasje, raporton CNN.

“Nuk mund ta besoj këtë që po shkruaj por vëllai ynë Keith bëri vetëvrasje. Jam i tronditur, i zemëruar dhe zemërthyer,”-shkroi ai.

Policia konfirmoi se kishte gjetur 49-vjeçarin të vdekur në shtëpinë e tij dhe nuk po hetohet si vrasje.

Performancat e tij të veçanta, vokali dhe kërcimi e bënë atë një nga këngëtarët më të njohur të muzikës elektronike.

“Firestarter” dhe “Breathe” i dhanë grupit sukses në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.Prodigy ishte grupi më i suksesshëm në fund të viteve 1980.